Dubai, 16 qershor 2011 NOA- Numri dy i Al Kaeda-s Ayman Zawahri është “shefi” i ri i organizatës terroriste.
Sipas një komunikate të publikuar sot nga televizioni Al Arabia, shtabi i përgjithshëm i organizatës, pas konsultimeve i jep drejtimin sheikut Ayman al Zawahri.
Pas vrasjes së Bin Laden nga forcat amerikane më 2 maj në Pakistan, egjiptiani Zawahri në një video kishte deklaruar se do të vazhdonte punën e nisur nga lideri i Al Kaedës, në luftën kundër SHBA dhe aleatëve të tyre. E njëjta përgjigje u dha edhe sot.
a.q/NOA