English

Skandal seksual në SHBA, dorëhiqet kongresmeni

E enjte, 16 qershor 2011, NOA- Kongresmeni demokrat i New Yorkut Anthony Weiner, është përfshirë në një skandal me “drita të kuqe” dhe për pasojë ka vendosur të lerë detyrën.

Ky fakt publikohet nga CNN dhe New York Times, sipas të cilave Weiner e ka pohuar këtë gjë për disa miqtë e tij.

Deputeti Weiner i cili është i martuar me Huma Abedin, një bashkëpunëtore e ngushtë e Sekretares Amerikane të Shtetit Hillari Klinton, ka pranuar se ka dërguar një seri postimesh erotike në twitter, përveç disa fotografive të qartë dhe implikuese me vajza të ndryshme.

a.y/NOA

KOMENTE