English

Vlora, Himara e zonat përreth, nesër pa drita

Vlorë, 16 qershor 2011, NOA- Dita e nesërme do të shënojë mungesë të energjisë elektrike në Vlorë Himarë dhe komunat përreth. Operatori i Sistemit të Transmetimit, bën të ditur se shkak për këtë do të jenë punimet në nënstacionin elektrik në Babicë.

Sipas OST, kufizimi do të shtrihet në fashën orare nga ora 10.00 deri në orën 12.00.

Të prekura nga këto ndërprerje do të jenë komuna Vranisht, Kuç, Bashkia Himarë dhe Komuna Brataj si dhe disa lagje të qytetit të Vlorës

a.y/NOA

KOMENTE