Nju Jork, 17 Qershor NOA - Prej kohësh flitet për një duet të tyre, por së fundmi gjërat mes nuk janë duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Dy pjesëtarët e jurisë të emisionit muzikor “The Voice”, faktikisht, zihen vazhdimisht. Ata menjëherë janë mbrojtur duke thënë se grindjet e këtij lloji janë njësoj si ato mes vëllait dhe motrës, por në krahun tjetër për shumë persona miqësia mes tyre ka përfunduar.
Christina kohët e fundit ka shpjeguar dhe rolin e saj në “talent-show”, në të cilin po merr pjesë: “Detyra ime është ajo e dhënies së pozitivitetit dhe duhet të jem totalisht e përfshirë”.
r.b/NOA