Fier, 17 qershor 2011, NOA- Dy qytetarë nga Fieri janë prangosur për kultivim të bimëve narkotike.
Bëhet fjalë për Skënder Goranin, 56 vjeç dhe Fisnik Gorani, 21 vjeç të dy banues në fshatin Hoxharë e Vjetër të Fierit, pasi pas informatave të marra nga ana e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën të mbjella lëndë narkotike.
Sipas policisë bima ishte mbjellë në një kasolle në afërsi të banesës, ku u konstatuan 12 rrënjë bimë me një gjatësi rreth 2 metra, të ngjashme me ato të bimës narkotike canabis sativa.
Materialet lidhur me dy të ndaluarit janë marrë në dorëzim nga Prokuroria e Fierit.
a.y/NOA