English

DASH: Mbyllni kapitullin e zgjedhjeve, ecni me reformat

Tiranë, 17 qershor 2011 NOA- Drejtoresha për çështjet e Evropës Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jenifer Brush, tha sot se Shqipëria duhet të përfundojë procesin e zgjedhjeve lokale të 8 majit në vend dhe të ecë përpara. Brush theksoi se zgjidhjet, për problemet në Shqipëri duhet te krijohen në vend, dhe se ato nuk mund të importohen.

Këto deklarata, drejtoresha për çështjet e Evropës Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jenifer Brush i dha gjatë një takimi me një grup studentësh të marrëdhenieve ndërkombetare dhe shkencave politike.

Ndërkaq, lidhur me 12 kriteret që Shqipëria duhet të plotësojë për anëtarësimin në BE, Brush pohoi se vendi duhet të punojë në këtë drejtim. Ajo dha garancinë se SHBA do të vijojë mbështetjen e saj për Shqipërinë.

E pyetur për negocitatat Kosovë - Serbi Brush tha se priten zgjidhje praktike për çështje teknike për të mundësuar jetë më të mirë për qytetaret e të dyja shteteve.

a.q/NOA

KOMENTE