English

“Detektori” prangos 7 persona për krim të organizuar

Prishtinë, 17 qershor 2011, NOA- Shtatë persona janë vënë në prangat e policisë së Prishtinës të akuzuar për krim të organizuar, konkretisht hyrje në sistemin kompjuterik, cenim i fshehtësisë së korrespondencës dhe i bazës së të dhënave kompjuterike dhe pastrim parash.

Operacioni i koduar si “Detektori” ka arrestuar 27 vjeçarin Andi. G , 21 vjeçarin Diamant.G, 25 vjeçarin Destan. L, 24 vjeçarin Liridon. R, 23 vjeçarin Arlind. M, 24 vjeçarin Lulzim. Sh dhe 25 vjeçarin Korab. G.

Mësohet se gjatë realizimit të këtij plani është konstatuar se janë kryer edhe bastisje ku janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale, kompjuter, CD të ndryshme, transaksione bankare, dhe dokumente të ndryshme si dhe është konfiskuar edhe një revole e tipit TT me dy karikatorë dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

a.y/NOA

KOMENTE