English

E dhunonte vjehrri, merret në mbrojtje nusja

Durrës, 17 qershor 2011, NOA- Një 30 vjeçare është marrë në mbrojtje nga policia e Durrësit pas padisë së bërë prej saj se ishte dhunuar.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit thonë për agjencinë e lajmeve NOA se, femra u paraqit në dyert e policisë për të denoncuar vjehrrin e saj pas ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Gjykata e Durrësit menjëherë pas shqyrtimit të rastit ka lëshuar Urdhrin e Mbrojtjes ndaj 30 vjeçares.

Ndërkaq vjehrri i cili mban inicialet V.V në Durrës, po hetohet lidhur me veprën e konsumuar.

a.y/NOA

KOMENTE