Korçë, 17 qershor, NOA - Policia dhe Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për katër persona, pasi dyshohen se kanë falsifikuar dokumentet zyrtare me qëllim ndërrimin e kombësisë. Hetimet janë zhvilluar në komunën e Drenovës, Bulgarecirt dhe Lozhanit, pas sinjalizimit të policisë së rrethit nga ana e Interpol Tirana. Personat nën hetim janë; Ilia Janko, 28 vjeç, banues në Drenovë, Dhionis Diamanti, 42 vjeç, banues në komunën Dishnicë, dhe M. Bracjani 46 vjeçe e Kosta Bracjani, 51 vjeç, të dy banues në komunën Lozhan.
Sipas policisë të katër personat kanë falsifikuar kombësinë në certifikatat e tyre të lindjes, nga shqiptare ne greke.
Ndaj tyre ka nisur hetimi në gjendje të lirë, për konsumimin e veprës penale “Falsifikim i akteve të gjendjes civile”.
a.k.NOA