Tiranë, 17 qershor 2011 NOA – Gjykata e Lartë shpalli para pak çastesh ditën e hënë datë 20 Qershor 2011, ora 11.00 si datën kur do të zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish zëvendëskryeministrit Ilir Meta.
Burime zyrtare nga gjykata e Lartë bënë të ditur se seanca për çështjen penale e regjistruar me nr Nr. 8/11 ne ngarkim te z.Ilir Meta me kërkesë te Prokurorisë se Pergjithshme do të zhvillohet në Sallën e Kolegjeve te Bashkuara ne Gjykatën e Larte.
Gjykata e Lartë duke paraparë vëmendje mediatike, kërkoi që gazetarët dhe kameramanët
të paraqiten te paktën 15 minuta para orës se fillimit te seancës, për te respektuar sigurinë dhe solemnitetin e procesit gjyqësor”.
e.t/NOA