Korçë, 17 qershor 2011 NOA- Një shtetas grek ka kërkuar ndihmën e policisë shqiptare për të vënë në vend drejtësinë. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Korçës, dje gjate orëve të pasdites pranë Drejtorisë së Policisë është paraqitur shtetasi grek L.S 70 vjeç banues në Livadhja-Greqi, i cili ka kallëzuar se shtetasi shqiptar Bujar Bogdani 42 vjeç banues në Rajcë-Librazhd, e ka mashtruar në Greqi duke i marrë një makinë të tipit Nisan Europ. Në kallezimin e shtetasit grek thuhet se ky shtetas ja ka dheënë vete makinën përkundrejt shumës prej 18.000 euro shtetasit Bujar Bogdani,pasi ky i fundit do tja shlyente këtë shumë me punë.Por, sipas kallezimit të shtetasit grek, Bujar Bogdani nuk ia ka dhënë shumën e lartpërmendur dhe është larguar me këtë automjet drejt shtetit Shqiptar. Është marrë në pyetje shtetasi Bujar Bogdani, i cili deklaron se me shtetasin grek i ka përfunduar detyrimet financiare. Por, nga verifikimi i bërë në sistemin TIMS ASF 2, ka rezultuar se ky automjet është me probleme në shtetin Grek,dhe në këtë menyre u bë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit. Bujar Bogdani ndiqet në gjendje të lirë, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorrike” dhe “Mashtrim” .
a.q/NOA