Athinë, 17 qershor, NOA - Kryeministri Jorgo Papandreu ka zyrtarizuar sot emrat e anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar. Kabineti i ri qeveritar është tentativa e radhës e socialistit, Jorgo Papandreu për të mbajtur të bashkuar partinë dhe për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.
Në ndryshimet kryesore të qeverisë bien në sy ndryshimet në Ministrinë e Financave, drejtues i së cilës është Evangelos Venizelos. Risi e qeverisë së radhës është dhe fakti se kabineti do të ketë dy zëvendëskryeministra; Evangelos Venizelos dhe Teodoros Pasnagalos. Ministër i Brendshëm është caktuar Harris Kastanidhis dhe ministër i Mbrojtjes Qytetare, Kristos Papucis
Sot pritet që kabineti i ri qeveritar të kalojë për miratim në Parlament.
a.k/NOA