Tiranë, 17 qershor 2011, NOA- Letra e Sekretarit të Përgjithshëm të
Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, drejtuar Përfaqësues së Përhershme të Shqipërisë pranë Këshillit të Europës për situatën paszgjedhore, është zbardhur e gjitha e përkthyer.
Në letër theksohet se, “Referimi ndaj shtetit të së drejtës nënkupton detyrimin e të gjitha palëve të interesuara për të respektuar vendimet e institucioneve të drejtësisë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë të Kolegjit Zgjedhor për procedurat e apelimit në vijim”.
Më tej Jagland shprehet se pas përfundimit të të gjitha procedurave duhet kërkuar opinioni Komisionit të Venecias.
Letra e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland:
E nderuar Ambasadore,
Dëshiroj t'i referohem bisedës time të djeshme me Ministrin Haxhinasto dhe të
ripërsëris mesazhet kryesore të Letrës time të datës 10 Qershor për Kryeministrin Berisha dhe konkretisht thirrjes për dialog politik, mbi bazën e respektimit të shtetit të së drejtës dhe parimeve demokratike. Sigurisht që referimi ndaj shtetit të së drejtës nënkupton detyrimin e të gjitha palëve të interesuara për të respektuar vendimet e institucioneve të drejtësisë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë të Kolegjit Zgjedhor për procedurat e apelimit në vijim. Njëkohësisht, dëshiroj të ripërsëris synimin tim që menjëherë pas përfundimit të procedurave të sipërpërmendura, t'i kërkoj Komisionit të Venecias opinionin e tij mbi çështjet e mbetura lidhur me sistemin zgjedhor në Shqipëri, me qëllim që nëzgjedhjet e ardhshme të shmangen probleme të tilla të ngjashme.
a.y/NOA