E premte, 17 qershor 2011, NOA- Mbreti i pornos Larry Flunt, i ka ofruar një punë serioze në perandorinë e tij Anthony Weiner ish-kongresmenit amerikan i cili dha dorëheqjen nga Kongresi ditën e djeshme pas publikimit të skandalit të fotove të tij me “pullë të kuqe” të cilat kanë përfunduar në Twitter.
Ky fakt raporton ANSA nuk është shaka, pasi është konfirmuar nga Flynt duke thënë se është i gatshëm të paguajë deri në 20% më shumë nga paga që merrte ai si anëtar i Kongresit.
Më tej mbreti i pornografisë, një demokrat i flaktë, denoncon hipokrizinë që ka pushtuar demokracinë në Uashington.
a.y/NOA