Çeki, 17 qershor, NOA - Ministri i jashtëm i Çekisë, Karel Shvarcenberg, ka paralajmëruar se vendi i tij dhe shtetet e tjera anëtare të Grupit të Vishegradit, do të përpiqen, që vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mos u paraqiten pengesa plotësuese për anëtarësim në BE dhe ka thënë se ky është interes afatgjatë i Çekisë.
“Procesi i zgjerimit nuk duhet të ndalet me pranimin e Kroacisë, si anëtare e re. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si vende evropiane, kanë të drejtë të jenë anëtare të BE-së”, tha mbrëmë Shvarcenberg, dhe shtoi se “kjo është çështje e kohës, e përgatitjeve, e plotësimit të kushteve, por duhet të luftojmë që të mos u vihen kurrfarë pengesash të mëtejshme”.
Prej muajit korrik, Çekia e merr presidencës e radhës së këtij grupi, ku gjenden edhe Sllovakia, Polonia dhe Hungaria.
NOA/RFE