English

Një shqiptare, kampione tenisi në Saarland të Gjermanisë

Gjermani, 17 qershor, NOA - Tenistja Albana Tërstena është shqiptarja e parë që shpallet kampione për U18 në landin Saarland në Gjermani. 16 vjeçarja e lindur në Ferizaj, këtë sukses e arriti pa e humbur asnjë set deri në finale.

Ndeshja e 16-vjeçares u zhvillua dje. Ajo u përballë në finale me Julia Diehl, një talente që përkrahet edhe nga Federata Gjermane e Tenisit. Albana fitoi finalen në 2 sete: 6:3, 6:4. Për të ardhur deri te ky sukses Albana u përgatit intensivisht me trainierin e saj, Eduard Samuel.

Synimet e Albanës janë që një ditë të këndohet himni ynë kombëtar në “Roland Garos: të Parisit.

Albana përkrahet në çdo ndeshje të saj edhe nga Tifozat Kuq e Zi.

a.k./NOA

KOMENTE