English

Pasqyra e Shtypit, 17 qershor 2011

Tiranë, 17 qershor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 17 qershor 2011.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor; “Zbardhet vendimi i Kolegjit, PS drejt kërkesës për pavlefshmëri zgjedhjesh”, i cili flet për vendimin e publikuar dje nga Kolegji në lidhje me procedurat e ndjekura nga KQZ-ja për zgjedhjet në Tiranë. Një tjetër titull i kësaj gazete është; “Flet Paulina Hoxha, dekania që merr mandatin e Beqajt”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor; “Zbardhet vendimi

Kolegji: Votat e gabuara, hetim në të gjitha kutitë”, i cili pasqyron vendimin e djeshëm të Kolegjit. Disa nga titujt e tjerë janë; “Shpallen zgjedhjet e reja në PS, votohen Kryesia dhe Asambleja, por jo kryetari”, “Kushtetuesja i heq mandatin Beqjas, bie kërkesa për deputetët e PD”, “Mesila Doda: Debati në PE me Tania Fajon për Griseldën”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Shumica përçahet për dekretet”, i cili flet për seancën e djeshme të Kuvendit, ku u miratuan anëtarët e Gjykatës. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Hetimi për 21 janarin, pyeten 40 gardistët me Kallash”, “Të pakënaqurit, si kontrollohet provimi”, “Fushë Krujë, zbulohet depoja më eksploziv, një i arrestuar”.

“Gazeta shqiptare”, hapet me titullin kryesor; “Janullatos letër Berishës: Filmi ‘Ballkan Pazar’ përdhos Kishën ortodokse”, i cili flet për rezervat e kreut të kishës ortodokse ndaj filmit shqiptar. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Hiqet taksa e shitjes për makinat, rritet kolaudimi”, “Dashnor Dervishi: Emigrantët po rikthehen”, “Ish i dashuri mafioz: Pasi vdiq Anita Bitri fillova të drogohem”, “Mesila Doda: Burrat shqiptarë, s’kanë edukatë debati”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Tenderët, Kushtetuesja “zhvesh” deputetin e PS”, i cili pasqyron vendimin e djeshëm për deputetin socialist, Ilir Beqja. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë: “Islami: Relflektim për mesazhet e BE, të gjithë deputetët e PS në Kuvend”, “Doda: Ja si e turpëruan Shqipërinë në Europë, Rama dhe Veliaj”, “Ristani: Rezultati për Tiranën, brenda një muaji”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE