E premte, 17 qershor 2011, NOA- 31 vjeçari Besnik Dedaj u arrestua mbrëmjen e djeshme në fshatin Bardhaj të Shkodrës.
Dedaj banues në fshatin Grudë e Re ishte shpallur në kërkim rreth 10 ditë më parë pasi Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar atë me burg për veprën penale “Falsifikim i Dokumentave”.
Prokuroria e Shkodrës mori në dorë çështjen nga ku pritet që Dedaj të kthehet në burg për të vuajtur dënimin e dhënë.
a.y/NOA