English

Shfrytëzuan minorenen për prostitucion, arrestohen dy gra në Lushnje

Lushnje, 17 qershor, NOA – Dy gra janë arrestuar dhe një person është shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni. Policia e Lushnjes bën të ditur se viktimë e tre personave ka qenë një 16-vjeçare me inicialet, Z.P, e cila prej të paktën 6 ditësh shfrytëzohej në ambientet e një moteli.

16 vjeçarja është shfrytëzuar për prostitucion në ambiente e hotel “Çollakut” në Lushnje.

Dy gratë e arrestuara janë, M.Ç. 57 vjeçe, dhe E.Z, 28 vjeçe. Ndërsa në kërkim është shpallur Elvis Çollaku, 30 vjeç, të gjithë banues në Lushnje. Arrestimi i dy grave është bërë dje në orën 23.30 në kuadër të operacionit “Rrethrrotullimi”. Sipas policisë prej datës 10.06.2011 deri më datën 16.06.2011, në bar motel “Çollaku”, në lagjen “Çlirim” të Lushnjes, këta persona kanë shfrytëzuar për prostitucion 16-vjeçaren.

Ndaj tre personave rëndon akuza e “Shfrytëzim të prostitucionit në rrethana renduese” dhe e “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”.

a.k/NOA

KOMENTE