Londër, 17 qershor 2011 NOA- Dashuri në mes të “luftës”: Kjo është historia e dy të rinjve të cilët puthen në mes të rrugës, ndërsa pak metra larg tyre plasin trazirat.
“Puthja e Vankuverit”, është foto e Richard Lam, e cila ka bërë xhiron e botës pas dhunës në një qytet kanadez në fund të një ndeshje të hokejit.
Bëhet fjalë për një student australian dhe të fejuarën e tij kanadeze.
Fotoja është krahasuar edhe me të tjera të ngjashme me të, të bëra shumë vite më parë, si ajo në Times Square i Alfred Eisenstaedt në vitin 1945.
Por, kjo foto në Vankuver është jnë tjetër dëshmi i romanticitetit në mes të një katrahure të dhunës në qytet, ku u përdorën shkopa gome por edhe gaz lotësjellës.
Fotografi Lam sqaroi se në fillim mendoi se bëhej fjalë për një vajzë të plagosur gjatë përleshjeve. “ Me të mbërritur prane tyre, mbeta me gojë të hapur, pasi ata ishin shkëputur nga gjithcka e dhunshme që po ndodhte rreth tyre”, ka deklaruar fotografi.
a.q/NOA