English

“The Economist”: Vendet e Ballkanit te pasigurtë në hapat drejt BE-së

Londër, 17 qershor 2011 NOA/INA- Revista prestigjioze britanike, ‘The Economist’ shkruan se vendet e rajonit të Ballkanit po ngecin në rrugën e tyre drejtë integrimit në Bashkimin Evropian.

“Në Ballkanin Perëndimor është një hap para, dy hapa prapa. Kroacia po ecën përpara pasi ka fituar formalisht një aprovim për tu bërë anëtar i 28-të i Bashkimit Europian, ndoshta në mes të vitit 2013. Por është një histori krejt ndryshe më në jug”, shkruan revista.

The Economist shkruan se, në Maqedoni procesin e integrimeve euroatlantike mund ta pengojnë gjestet populiste dhe provokative të kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Maqedonia po ngre një statujë gjigante bronzi të Aleksandrit të Madh, një lëvizje që do garantojë humbjen e miqve dhe simpatisë, kurse Shqipëria është zhytur në një krizë që nuk i duket fundi. Ky vit shënon edhe 20 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë dhe nisjen e konfliktit të saj më Greqinë. Grekët thonë se emri i vërtetë i Maqedonisë implikon pretendime territoriale ndaj Greqisë. Në raundin e fundit të përplasjes, Greqia ka ndalur progresin e Maqedonisë për tu bashkuar me BE-në dhe NATO-n. Në mars Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nisi një seancë për një çështje të sjellë nga Maqedonia kundër Greqisë për NATO-n”, konstaton revista.

a.q/NOA

KOMENTE