Lushnjë, 17 qershor, NOA – Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Grabian të rrethit të Lushnjës. Një nënë dhe djali i saj i ka zënë korenti gjatë kohës që kanë qenë duke vaditur tokën me pompë elektrike.
Mësohet se 41-vjeçarja Hasime D. ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjes elektrike. Ndërsa djali i saj, 14-vjeçar me inicialet O.D është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr mjekimin përkatës.
Sipas policisë dyshohet se kontakti me korrentin ka ardhur si pasoje pakujdesisë. Kabulli që furnizonte me energji pompën elektrike ka qenë i zhveshur dhe kjo ka bërë që dy personat të binin në kontakt me rrymën. 14-vjeçari është dërguar në mënyrë urgjente në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ndërkohë që për 41-vjeçarja ka vdekur pak pas kontaktit me energjinë elektrike.
a.k/NOA