Tiranë, 17 qershor 2011 NOA- Gjykata e Lartë do të nisë ditën e hënë gjykimin e çështjes Meta. Zyra e shtypit të kësaj gjykate njoftoi se më datë 20 qershor, ora 11.00 në sallën e Kolegjeve të Bashkuara do të zhvillohet çështja penale në ngarkim të z.Ilir Meta me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme. Në shkurt të këtij viti, prokuroria i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit për deputetin Ilir Meta. 128 deputetë votuan pro heqjes së imunitetit duke i hapur rrugë prokurorisë, për hetimin e ish zv kryeministrit, i cili akuzohet për “ korrupsion aktiv”, pas video - përgjimit mes tij dhe deputetit Dritan Prifti, ku flitet për afera të dyshimta korruptive. Videoja u publikua në media si dhe iu dorëzua prokurorisë nga vetë Dritan Prifti.
a.q/NOA