English

Vodafone Albania hap dyert e punësimit për të sapodiplomuarit më të mirë

Tiranë, 17 qershor 2011, NOA- Skema globale e Vodafone për të sapodiplomuarit vjen për herë të dytë në Shqipëri, kjo pasi Vodafone Albania hapi dyert për studentët më të mirë shqiptarë të sapodiplomuar apo në prag diplomimi.

Ata konkuruan në fazën finale të programit global për të sapodiplomuarit “Zbulo Vodafone (Discover Vodafone)”. Faza finale e vlerësimit do të zbulojë se cilët do të jenë fituesit e këtij viti.

Këtë vit, 550 studentë të sapodiplomuar apo në diplomim e sipër aplikuan për programin “Discover Vodafone”.

Gjatë katër javëve të fundit kandidatët ju nënshtruan raundit përzgjedhës sipas një platforme globale testimi të Vodafone dhe 18 prej tyre arritën të kualifikoheshin për në fazën finale të vlerësimit. Këtë vit Vodafone Albania do të pranojë 5 fitues.

Secili prej fituesve të garës do t’i bashkohet kompanisë Vodafone Albania për 12 muajt në vijim për të punuar në tre projekte konkrete që i përkasin tre fushave të ndryshme pune të kompanisë.

Vodafone Albania do t’iu kushtojë vëmendje të veçantë fituesve të programit. Përveç pagesës konkurruese dhe shpërblimeve të tjera, ata do të marrin gjithë mbështetjen dhe kurajon e duhur për të gjetur dhe zhvilluar rrugën e tyre drejt një karriere të shkëlqyer tek Vodafone.

Programi “Discover Vodafone” u prezantua nga Vodafone në vitin 2010. Ai është i shtrirë në mbi 21 vende ku vepron Vodafone, përfshirë dhe Shqipërinë. Programi ka për qëllim që t’iu japë të sapo-diplomuarve të shkëlqyer mundësinë të punojnë tek Vodafone, si dhe shansin real për t’u bërë drejtuesit e ardhshëm të kompanisë në nivel lokal dhe global.

Më shumë informacion mbi programin “Discover Vodafone”, kriteret për aplikim dhe mundësitë e gjera që ai ofron mund të gjendet duke vizituar www.vodafone.al

NOA

KOMENTE