English

Arrestohet ish futbollisti Edmundo

Rio de Janeiro, 18 Qershor NOA - Ka lënë shumë kujtime dhe jo të gjitha kanë qenë nga më të mirat, në Firence dhe në Napoli, ku gjithmonë është konsideruar tepër “kokëfortë”.

Edmundo, i cili njihet dhe me nofkën “O Animal”, kërkohej në Rio de Janeiro për vrasjen e tre personave në një aksident rrugor në 1995, është arrestuar në San Paolo.

Tashmë ai ndodhet në burg dhe do të vuajë një dënim prej 4 vite e gjysmë dhe kjo pas vendimit përfundimtar që u dha nga një gjykatë në Rio.

Ish-futbollisti i Fiorentinës dhe Napolit është ndaluar nga policia në një apartament në San Paolo dhe është transferuar menjëherë në një komisariat lokal.

Edmundo është konsideruar i arratisur prej dy ditësh, kjo pasi kur mori dënimin nuk ishte dorëzuar dhe nuk gjendej në katër apartamentet që zotëron në qytet.

r.b/NOA

KOMENTE