English

Arrestohet vrasësi i Barbullushit, rezistencë edhe ndaj policisë

Shkodër, 18 qershor 2011, NOA- (Update) Policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e vrasjes së ndodhur mesnatën e kaluar në Barbullush të Shkodrës.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës thonë për agjencinë e lajmeve NOA se, autori është identifikuar si Agim Gjata i moshës 38 vjeçare i cili është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia sqaron se Gjata ka vrarë mesnatën e kaluar Ndoc Çelikun 61 vjeç në fshatin Barbullush, në një rrugë dytësore të këtij fshati me një armë zjarri të tipit automatik.

Theksohet se kjo ngjarje ka pasur si shkak motive të dobëta mes protagonistëve dhe kapja e 38 vjeçarit u bë e mundur pas rrethimit për rreth 5 orë dhe në sajë të negociatave të bëra me të i cili ishte i armatosur, në një zonë jashtë fshatit Barbullush, ku u bë e mundur edhe kapja e tij së bashku me armën e krimit.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së krimit, armë zjarri automatike së bashku me një krehër me 21 copë fishekë.

a.y/NOA

KOMENTE