English

Ben Ali dhe Mubarak në hetim në Francë

Paris, 18 qershor 2011, NOA- Prokuroria e Parisit ka hapur dy hetime gjyqësore në ngarkim të ish-presidentit të Tunizisë Ben Ali dhe ndaj ish-presidentit të Egjiptit Hosni Mubarak.

Hipoteza e krimit është për përfshirje në vepra kriminale dhe komplot për pastrimin e parave.

Të dy hetime të cilat kanë të bëjnë me pasuritë në pronësi të dy kryetarëve të mëparshëm të shtetit, në Francë u hapën më 14 qershor të vitit të kaluar, thuhet nga prokuroria e Parisit.

a.y/NOA

KOMENTE