Vlorë, 18 qershor 2011, NOA- Policia e Vlorës ka bërë ndalimin e një 39 vjeçari nga fshati Gumenicë i komunës Kotë.
I arrestuari quhet Afrim Rrapaj dhe ishte shpallur në kërkim pasi kishte blerë sende të cilat kanë qenë produkt i një vepre penale dhe konkretisht vjedhjes.
Ndaj tij Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura”.
a.y/NOA