Tiranë, 18 qershor 2011, NOA- (Update) Ndonëse miratimi i projekt-aktit për fletët e kontestuara në parim u bë pa asnjë kundërshti në radhët e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pikat e tij kanë ndezur debat.
Nuk është kundërshtuar vendimi këtë herë, por shkak është bërë ngritja e grupeve të numërimit të votave të cilët kundërshtohen në radhët e përfaqësuesve socialist.
Nënkryetarja e këtij komisioni Dëshira Subashi deklaroi se, ngritja e këtyre grupeve të numërimit është e paligjshme dhe se këtë nuk e lejon as Kodi Zgjedhor që vlerësimi i votave të bëhet nga administrata.
Nga ana e tij kreu i këtij komisioni Arben Ristani ashtu si dhe përfaqësuesit demokrat në KQZ, u shprehën se numërimi i këtyre votave duhet ët bëhet nga grupet e numërimit të votave, pasi në të kundërt koha e kërkuar për këtë proces është mjaft e gjatë.
Sakaq ndërsa debati mes anëtarëve dhe përfaqësuesve të partive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vijon, por duket se të gjithë janë dakord në një pikë, votat të bashkohen në tabelën përmbledhëse të rezultateve.
a.y/NOA