Firenze, 18 qershor, NOA - Një milion euro, në tym! Ose në hi, në qoftë se preferoni. Por rezultati është gjithmonë i njëjtë: Katër kilogramë kokainë, që në treg do të këmbeheshin me këtë shifër, u dogjën.
Ky ka qenë fundi i përgatitur nga policia italiane, vetëm për njërën nga sasitë e lëndës narkotike, të kapura ndaj bandave shqiptare që veprojnë në tregun italian të drogës.
Konkretisht, fjala është për udhëtimin e fundit të ngarkesës së kapur rreth një vit më parë në Firence, që po drejtohej nga një klan shqiptarësh.
"Është kokainë e kapur rreth një vit e gjysmë më parë në dy operacione të rëndësishme të shërbimit, kundër klaneve shqiptare në territorin e Firences”, - tha leitnant Robert Scafetta, e cila nëse do të hidhej në tregun e drogës, do të sillte për ta një fitim prej rreth 1.000.000 €”.
Tani, në fund të procedurës penale, gjyqtari ka ngarkuar me një dekret të veçantë shoqëritë e autorizuara për shkatërrimin pas një mbikëqyrje të rreptë, të lëndës narkotike, duke urdhëruar djegien e saj të plotë.
Në këtë rast, kokaina përfundoi në hi në Pistoia, por operacione të ngjashme janë kryer edhe në raste të tjera, me sasitë e drogës të kapura ndaj bandave shqiptare.
n.e/NOA