English

Eto tek City, Tevez tek Inter

Milano, 18 Qershor NOA - “Jam 30 vjeç dhe viti i ardhshëm do të jetë i fundit në të cilin do të nënshkruajë një kontratë dhe për këtë arsye jam hedhur në mendime”.

Kanë qenë këto fjalët e dhuruara nga Eto në lidhje me të ardhmen e tij dhe qëndrimin tek Interi.

Sulmuesi, mbi të gjitha ka shtuar se është tepër i interesuar për kampionatin anglez të Premier League dhe do ti pëlqente një transferim në ndonjë skuadër të tillë.

Janë dy të dhëna, duke shtuar dhe pëlqimin e Morattit për Tevez bëjnë një provë.

Në këtë mënyrë shfaqet në horizont një hipotezë shkëmbimi mes Interit dhe City.

E njëjta pagë sezonale (rreth 10 milionë euro) dhe e njëjta vlerë si për Eto ashtu dhe për Tevez, 35 milionë.

r.b/NOA

KOMENTE