Moskë, 18 qershor 2011, NOA - Një 25-vjeçare, ish-modele është fotografja personale e kryeministrit rus Vladimir Putin.
Jana Lapikova, ish-konkurente në Miss Moska është edhe zyrtarisht fotografja e kreut të qeverisë ruse.
Kjo ka shkaktuar reagimin e mjaft fotografëve në vend, të cilët kanë bërë komentet e rastit.
Ndonëse nuk dihet asgjë për përvojën e ish-modeles si fotografe, në faqen e saj në internet ka shumë foto macesh dhe pamjesh nga Izraeli.
Ndërkaq zyra e shtypit e kryeministrit rus, është përpjekur ta justifikojë emërimin e saj si fotografe personale e Vladimir Putin, duke sqaruar se 25-vjeçarja i përmbushte të gjitha kriteret, dhe se fakti që ka punuar si modele nuk përbën ndonjë krim.
mit/NOA