English

KQZ nis mbledhjen, miratohet në parim projekt-akti për fletët e kontestuara

Tiranë, 18 qershor 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e tij ku ka miratuar në parim projekt- aktin për rinumërimin e fletëve të kontestuara në 386 Qendra Votimi.

Në ndryshim nga më parë ky votim u bë në unanimitet të plotë duke marrë 6 vota si të anëtarëve demokratë ashtu edhe të atyre socialistë.

Nëpërmjet miratimit të këtij akti këto fletë rivlerësohen dhe konsiderohen të vlefshme ose jo për t’iu bashkuar më tej rezultatit përfundimtar të tabelës së rezultateve të garës së Tiranës, duke i hapur rrugë vendimi të Kolegjit Zgjedhor të marrë të hënën e kaluar më 13 qershor.

Shtyrja e marrjes së këtij vendimi u bë dje pas kërkesës së përfaqësuesve ligjorë të PS, të cilët i kërkuan KQZ ka vendosur të shtyjë për sot miratimin e projekt- aktit, ndërkohë që u ra dakord për të nisur ditën e hënë në orën 10, numërimin e votave në kutitë problematike.

Momentalisht përfaqësuesit e partive politike në këtë komision po debatojnë rreth kësaj vendimmarrje.

a.y/NOA

KOMENTE