English

Maqedoni, javën e ardhshme konstituohet Parlamenti i ri

Shkup, 18 qershor 2011, NOA- Javën e ardhshme pritet konstituimi i Parlamentit të Maqedonisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 5 qershorit.

Sipas burimeve pranë institucionit legjislativ, seanca e parë pritet të mbahet të martën apo mërkurën e ardhshme.

KSHZ pas shpalljes së rezultateve zyrtare ka hapur rrugën që deputetët e rinj të ulen në karriget e Parlamentit sipas afateve të përcaktuara ligjore.

Seanca e parë pas zgjedhjeve pritet të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.

BDI në negociatat për formimin e Qeverisë me VMRO-DPMNE ka kërkesën e saj që posti i kryetarit të Parlamentit ti takojë kësaj partie, ndërsa kandidate e mundshme është Teuta Arifi.

Përveç konstituimit të përbërjes së re parlamentare, në bazë të afateve kushtetuese, Qeveria e re duhet të zgjidhet deri në fillim të muajit gusht. Partitë VMRO-DPMNE dhe BDI po vijojnë negociatat, duke mos dhënë detaje mbi zhvillimin e tyre.

(INA)/NOA

KOMENTE
  • Edi Ohrid Edi Ohrid-shqikoma11:02 - 18 Qershor 2011
    Ajo cka pritet ne vijim per proceset ne Maqedoni eshte per tu habitur se,gjithcka qe kerkohet nga subjekti politik shqiptar mund te mbesi vetem kerkese etyre dhe te mos plotesohen aspak kerkesat e tyre.Do te ishte shume mirepritur nga partia e Ali Ahmetit qe kerkesat e tyre te jene te sqaruara edhe per vete opinionin qe te tregoj bindjen ne te gjithe qytetaret qe i besuan dhe votuan dhe cdo bisede apo marrveshje e tyre te behet ne forme te proces verbaleve dhe mundesisht ne bashkepunim dhe prezence edhe te mbykqyresve evropian dhe nderkombetar qe te mos perseriten perseri mashtrimet edhe per vete ata si parti qe do te udheheqin kete mandat ,por edhe qytetaret shqipetare qe gjithnje jane ndier te diskriminuar ne cdo proces te sjeljeve te vendimarjeve ne parlamentin e Maqedonise.