English

Maturantët, më të arsimuar se një vit më parë

Tiranë, 18 qershor 2011 NOA- Ministria e arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të letërsisë, ku është konstatuar se, këtë vit niveli i njohurive ka qenë më i mirë krahasuar me vitin 2010.

Rreth 2.8% e e maturantëve nuk janë vlerësuar kalues në provimin e parë të Maturës Shtetërore, në lëndën e Gjuhë- Letërsisë, ndërsa notat 9 dhe 10 i kanë marrë 15% e nxënësve. Ndërsa, sipas të dhënave të ministrisë, në vitin 2010 në testin e Gjuhë- Letërsisë, rreth 13,13 % e maturantëve u vlerësuan me notën 9 dhe 10 në provimin e parë të Maturës Shtetërore, ndërsa nuk u vlerësuan kalues 1197 nxënës, ose 3,21% nga totali. Maturantët po përgatiten për dy provimet me zgjedhje, nga të cilat varet e drejta e tyre për të konkurruar në universitete. Të drejtën për të vijuar studimet e larta pranë fakulteteve publike për vitin e ardhshëm akademik do ta gëzojnë më shumë se 23 mijë studentë, sipas vendimit të qeverisë për kuotat e 11 universiteteve publike, të cilat ofrojnë më shumë se 190 programe studimi.

a.q/NOA

KOMENTE