Prishtinë, 18 qershor 2011, NOA- Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri, zhvilloi një takim me ish-Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, ku ndal gjatë në çështjen e dialogut me Serbinë.
Fillimisht Tahiri e falenderoi për angazhimin e tij konstruktiv në kohën kur ka qenë shef i UNMIK-ut në Kosovë.
Në vijim të bisedës mes tyre u vlerësua rëndësia e dialogut teknik në interes të qytetarëve dhe për forcimin e perspektives europiane për Kosovën.
Sakaq Petersen shtoi se dialogu është një mundësi për t’i zgjidhur diferencat për çështjet praktike midis dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë dhe, po ashtu si një mundësi për ti vendosur marrëdhëniet ndër-fqinjësore në kuadër të kritereve të integrimeve europiane.
Më tej nuk u lanë jashtë vëmendjes as programi reformator i Qeverisë si dhe prioritet e saj që përfshijnë sundimin e ligjit, ekonomia e tregut, si dhe mirëqenien e qytetarëve.
a.y/NOA