English

PS vendos sot qëndrimin pas zgjedhjeve, mblidhet Asambleja

Tiranë, 18 qershor 2011, NOA- Partia Socialiste mbledh ditën e sotme Asamblenë Kombëtare, për të diskutuar për qëndrimin që do të mbahet nga ana e saj për situatën paszgjedhore.

Burime nga Partia Socialiste thonë se punimet e asamblesë do të hapen në orën 11.00 me fjalën e kryesocialistit Edi Rama, i cili do të bëjë dhe një panoramë apo kritikë të situatës në parti pas rezultateve të zgjedhjeve të 8 majit.

Ndonëse flitet se në këto punime do të vendoset edhe për mundësinë e rifreskimit apo të rizgjedhjes së strukturave të partisë, gjithsesi kjo çështje pritet të mësohet më vonë.

Ajo që dihet me siguri është qëndrimi që do të mbahet në vijimësi nga të zgjedhurit socialist kritikat ndaj qeverisë dhe raporti që do kihet me parlamentin, punimet e të cilit prej disa kohësh po bojkotohen nga ligjvënësit socialist.

Sakaq rruga e protestave paqësore është njëra pistë që mendohet të vendoset, ndërsa tjetra është beteja ligjore që Partia Socialiste po e ndjek hap pas hapi, pas kontestimeve të vazhdueshme për rezultatin e Bashkisë së Tiranës.

a.y/NOA

KOMENTE