English

Rama: 8 maji fitore e thellë që të mëson shumë

Tiranë, 8 qershor 2011, NOA- Partia Socialiste nëpërmjet kryetarit të saj Edi Rama ka çelur punimet e asamblesë kombëtare.

Që në çelje të fjalës së tij Ra u shpreh se zgjedhjet e 8 majit dëshmuan një fitore të 8 majit.

Sipas tij, kjo ishte një nga ato fitore që mëson shumë po ta lexosh me vëmendje, dhe socialistët tha ai do e lexojnë me vëmendje.

“Uroj me gjithë zemër kryetarët e bashkive sot të pranishëm midis nesh, u uroj sukses në ushtrimin e detyrës së jashtëzakonshme të qytetarit të parë, që duhet të fillojë tani nga leximi i qartë i fitores së 8 majit, për gjithë partinë në funksion të projektit për Shqipërinë. Është koha të krijohen mundësitë për nj zgjedhim të domosdoshëm për të ardhmen ku rritet fuqia jini komunikuese me shoqërinë”, deklaroi Rama.

Sakaq ai shtoi se shoqëria shqiptare po përjeton pasojën e një dekadence të pashembullt, duke shtuar se Shqipëria është në pikën më të ulët të marrëdhënies në Europës.

Kryesocialisti tha se Saliu nuk e tregon hapur se synimin që nuk është integrimi por një shoqëri e kapur.

Ai theksoi se i takon Partisë Socialiste që të bëhen bartësit për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian si dhe për një strategji fituese.

“8 maji tregoi sa shumë kemi arritur në këto vjet, por edhe se sa shumë duhet të bëjmë për të kthyer rrotën e historisë”, u shpreh ai.

a.y/NOA

KOMENTE