English

Statuja, ushtari rus zëvendësohet me Supermenin

Bullgari, 18 qershor, NOA – Në Bullgari kanë vendosur të tallen keqas me historinë dhe me artin e realizimit-socialist. Një prej statujave me motive nga Lufta e Dytë Botërore në Sofie është modifikuar në mënyrë të tillë, sa tashmë nuk njihet.

Statuja simbolizon ushtrinë komuniste gjatë çlirimit të Bullgarisë. Elementi më i veçantë është lyerja me bojë të kuqe e statujës që simbolizon komandantin. Ndërkohë që ushtarët e Ushtrisë së Kuqe Ruse janë zëvendësuar, veç Supermanit, me Santa Klausin, klloun dhe me Ronald McDonald.

Ende nuk dihet autori i lyerjes së skulpturave. Monumenti gjigant është ndërtuar për të përkujtuar çlirimit të Bullgarisë nga Rusia, në vitin 1944.

Kjo skulpturë cilësohet si shembull kryesor i socialist-realizmi të periudhës.

a.k/NOA

KOMENTE