Romë, 19 qershor 2011, NOA- Aleanca Kuq e Zi në vijim të takimeve të saj, këtë herë i ka kapërcyer kufijtë për tu ndalur në Itali, në kryeqytetin e saj Romë për të themeluar AKZ-në ku u anëtarësuan qindra shqiptarëve në emigrim dhe studentë shqiptarë .
Në auditorin e veshur kuqezi dhe nen tingujt e himnit të flamurit u diskutua mbi sfidat e integrimit të Shqipërisë dhe vlerat e identitetit kombëtar.
Nën drejtimin e Kreshnik Spahiut, zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Lektorët në Universitetin e Spaiencës në Romë vendosën theksin e ruajtjes së integritetit kombëtar dhe vlerave historike pa dallim feje, etniciteti, bindjesh politike si dhe nënvizuan faktin se popujt e Bashkimit Europian nuk kanë një gjuhë, një fe, një kulturë, një histori madje përkundrazi i kanë tejet të ndryshme dhe se ato bashkëjetojnë vetëm mbi standardet dhe shtetin ligjor si e vetmja gjë e përbashkët që kanë.
Sakaq në auditor u kritikuan ashpër tendencat për një regjistrim etnik dhe fetar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë si një rrezik për tensione dhe destabilizim politik. Aleanca Kuq e Zi deklaroi se ka ardhur koha që të mbrohen të drejtat e emigrantëve në çdo aspekt si dhe duhet tu garantohet e drejta e votës atje ku jetojnë.
Kreu i Aleancës Kuq e Zi në Romë avokat Ardit Çollaku deklaroi se “Aleanca Kuq e Zi do të shtrihet në çdo qytet të Italisë dhe në pak muaj do të jetë lëvizja më e madhe dhe e vetmja mbarë kombëtare kudo që jetojnë shqiptarë në trojet e tyre apo edhe në emigracion.
Të pranishëm në këtë ttakim ishin Profesor Antonio Sano, zv.Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti “Sapienza”, Romë, Profesor Roberto Miccu, Docent i të Drejtës Publike, Universiteti “Sapienza”, Romë, Profesor Elio Miracco, Docent i studimeve Albanologjike Universiteti “Sapienza”, Romë, Dr. Arben Mehmeti, diplomat nga Kosova, nën drejtimin e Kreshnik Spahiut, Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
a.y/NOA