English

Arrestohen 3 hajdutët e servisit, në kërkim i katërti

Shkodër, 19 qershor 2011, NOA- Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e tre hajdutëve si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë vjedhur servilin e shtetasit L.Gj, i cili ka bërë edhe denoncimin në polici.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se, të ndaluarit janë identifikuar si Arben Gilaj 20 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale të “vjedhjes”, Nikoll Ndrevataj 18 vjeç si dhe 16 vjeçari me iniciale F. R vjeç, të tre banues në lagjen “Tre Heronjtë” të Shkodrës.

Nga ana e policisë u shpall në kërkim edhe hajduti i katërt, 18 vjeçari Pashk Kurti.

Sakaq në cilësinë e provës materiale u sekuestruan materialet e vjedhura nga servisi si dhe shuma prej 10.000 lekësh te reja.

a.y/NOA

KOMENTE