English

Basha mban kreun me 92 vota, KQZ nis numërimin në orën 18.00

Tiranë, 19 qershor 2011, NOA- (Update) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas disa orëve numërim ka ndërprerë punimet e saj për ti rifilluar sërish ato pasdite në orën 18.00.

Deri më tani nga numërimi i fletëve të kontestuara në njësinë bashkiake numër 1 dhe 2 në kryeqytet, kryeson me 92 vota kandidati demokrat Lulzim Basha.

Sipas kryetarit të këtij komisioni Arben Ristani pas pushimit të drekës, sapo të nisi mbledhja e pasdites, pritet të fillojë numërimi i fletëve të votimit të njësisë bashkiake numër 3, nga e cila do të shqyrtohen 118 kuti.

Lidhur me numërimin e votave që po bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve reagoi edhe selia rozë nëpërmjet deputetit Eduard Shalsi, ku ai procesin e rinumërimit nga ky komision e cilësoi si një tjetër shfaqe të shëmtuar të KQZ, duke shtuar se u panë urdhra që nuk u mbështetën aspak në ligj.

Më tej ai theksoi se Kryeministri Berisha po përdor çdo mjet antidemokratik dhe antiligjor për të kthyer humbësin në fitues.

Gjithsesi numërimi i kutive të votimit dhe fletëve të kontestuara mund dhe të shkaktojë ndryshim rezultati, gjithsesi aktualisht kandidati socialist Edi Rama është në disavantazh.

a.y/NOA

KOMENTE