Tiranë, 19 qershor 2011, NOA Update – Beteja e shifrave për rezultatin e zgjedhjeve vendore në Tiranë vijon në tryezat e komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Tetë grupet e numërimit të votave po hapin kutitë e KZAZ-së 47 dhe po numërojnë votat e kontestuara si dhe po kqyrin votat e pavlefshme.
Nga 11 kutitë e hapura deri më tani për njësinë 3 janë numëruar 17 vota të hedhura gabim që shkojnë në favor të kandidatit të “Aleancës për të Ardhmen” Edi Rama dhe tetë vota për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha.
Deri më tani kandidati demokrat Lulzim Basha kryeson garën me 83 vota.
Numërimi i 117 kutive të njësisë bashkiake 3 vijon...
mit/NOA