Tiranë, 19 qershor, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj ka paraqitur dje para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, projektin e tij për modernizimin dhe hapjen e partisë socialiste. Malaj kërkon pjesëmarrjen e PS në Kuvend, duke theksuar se ky zhvillim do e bënte atë produktive. Por në funksion të modernizimit, Malaj hedh dhe disa ide për zhvillimin e së majtës në të ardhmen.
“Eleminimi i pengesave për hapjen reale dhe cilësore të Partisë Socialiste mund te përfshijë: Eliminimin e klaneve mbi interesa te caktuara. Eleminimin e nepotizmit ne strukturat partiake dhe qeverisjen vendore dhe qendrore. Eleminimin e pushteteve të përqendruara në pak duar në strukturat politike të PS dhe qeverisjen vendore e qendrore. Eliminimin e pushteteve të tejzgjatura në strukturat politike dhe të qeverisjes vendore dhe qendrore”, shprehet Malaj.
Më poshtë lexoni idetë kryesore të diskutuara dje në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste nga deputeti Arben Malaj
Së pari, dëshiroj t`iu uroj suksese gjithë kryetareve të rinj të bashkive dhe komunave, duke iu ofruar mbështetje dhe ndihmë konkrete për ecurinë, sepse nga cilësia e qeverisjes se tyre, do te varet në një fare mënyre fitorja jonë në 2013. Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare pas zgjedhjeve vendore 2011, PS si partia më e madhe opozitare në vend, duhet të kishte një draft rezolutë. Opinioni publik pret qëndrimin tonë për zhvillimet e ardhme politike, për përmbushjen e objektivit tonë kryesor pas zgjedhjeve vendore, fitoren e 2013-ës.
Një propozim këtu nga koleget ishte, të fokusohemi tek hapja e partisë. Partia Socialiste ka qenë një parti e hapur, tani duhet të diskutojmë për cilësinë e hapjes, kjo është sfida jonë. Që të rrisim përfitimet politike të hapjes së partisë ne duhet të qartësojmë qëndrimin e saj ndaj institucioneve kushtetuese, së pari duke marrë pjesë në Parlament. Nëse nuk tregojmë që jemi një parti institucionale, hapja jonë do të jetë e vështirë dhe jo produktive.
Ne e kemi të plotë dhe të përkushtuar mbështetjen e anëtarëve të PS dhe duhet tu jemi atyre mirënjohës, por hapja e partisë nënkupton rritjen e mbështetjes publike, mbështetjen e njerëzve që kërkojne një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe vendin e tyre.
Pa vonesë ne duhet të qartësojme ofertën tonë publike, jo thjesht për maxhorancën, por për opinionin publik. Ne na duhet një oferte publike për reformat jetike të vendit, një oferte për publikun ndaj të cilit duhet të hapemi dhe jo një pazar jopublik me maxhorancen siç ndodhi me ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008.
Ne duhet te iniciojme nje reforme kushtetuese, sepse jemi fajtor per ndryshimet e bera asaj ne vitin 2008, qe cenuan rende ndarjen dhe balancen e pushteteve. Analiza dhe rekomandimet e profesor Luan Omarit ne librin e tij “Ndarja e pushteteve dhe pavaresia e institucioneve kushtetuese“ jane nje pikenisje shume e mire.
Ne duhet te kerkojme nje reforme te re zgjedhore. Nuk jam dakord me vleresimet se sistemi zgjedhor eshte shume I mire dhe se thjesht ai ka nevoje per disa permiresime administrative. Ne realisht na duhet nje sistem zgjedhor qe permireson demokracine e vendit dhe ate brenda partive politike. Na duhet nje sistem I ri zgjedhor qe e bene me te qendrueshme qeverisjen e vendit dhe qe rrit cilesine e saj.
Sistemi aktual zgjedhor imponon aleance me individe apo parti te caktuara thjesht per mbijetesë te maxhorances, duke demtuar rende qeverisjen e vendit.
Ne na duhet ekspertize e kualifikuar per te qartesuar reformat ekonomike ne vend. Sfidat ekonomike dhe sociale jane bere me te veshtira per cdo qeverie dhe ne cdo vend. Varferia po rritet kudo, pabarazia por rritet ndjeshem, kohezioni social eshte ne nje stad kritik. Ne kete ambjent social eshte e lehte te ndezesh zjarrin e protestave dhe krizave sociale. Deshtimi i partive kryesore politike favorizon forcat politike dhe qendrimet ekstremiste, kjo rrit veshtiresite per te qeverisur cdo vend.
Ne kete situate te veshtire ekonomike, sociale dhe politike rritja e demokracise dhe modernizimi real i partive politike eshte nje prioritet imperativ.
Ne duhet te rrisim interesin publik te njerezve te perkushtuar dhe te kualifikuar per t`i sherbyer politikes. Ata duhet te ftohen dhe nxiten qe te marrin pjese ne politike si nje e mire publike per te ardhmen e vendit te tyre.
Ne kete kontekst, hapja reale dhe cilesore e Partise Socialiste eshte imperative. PS duhet te kete dhe te ndaje me publikun nje vizion te qarte dhe parime shume te rendesishme te hapjes se saj per sfidat e integrimit te vendit. Ne rast te kundert, ne nuk do te fitojme mbeshtetjen qe besojme, fitorja do te jete e veshtire dhe per me teper qeverisja do te jete shume e veshtire.
Ne teorite bashkekohore, zhvillimi kerkon jo thjesht rritjen e lirive aktuale, por heqjen e pengesave ndaj lirive themelore politike dhe ekonomike.
Ne kete kontekst, ne duhet te identifikojme dhe te eleminojme pengesat qe nuk lejojne hapjen reale te PS ne nivel vendor dhe qendror.
Ky duhet te jete nje proces jo me afate te caktuara dy apo tre javore, por nje projekt I percaktuar nga cilesia e objektivave qe duhet te arrijme.
Ne kete proces, ne duhet te mbajme parasysh pervojat pozitive te partive social demokrate. Te gjithe e pame cfare avantazhi mori e majta italiane nga referendumi publik ndaj shqetesimeve publike ne Itali. Ky eshte nje shembull konkret se si demokracia e drejtperdrejte mund te fitoje ndaj qeverive abuzive dhe maxhorancave numerike ne qeverisjen e vendit.
Por ne kemi nje rregull ne statutin e Partise qe, per te organizuar nje referendum duhet te shprehen 1/3 e gjithe anetaresise se Partise, edhe pse fituesi i referendumit mund te jete me 50% +1 te anetareve te PS, pra me 25%.
Ky eshte nje rast konkret si ndrydhet demokracia e drejtperdrejte ne funksionimin e nje partie politike dhe ne qeverisjen e vendit, ku kushtetuta jone kufizon perdorimin e referendumeve (demokracise se drejtperdrejte) per ceshtje shume jetike te qytetareve.
Eleminimi i pengesave për hapjen reale dhe cilësore të Partisë Socialiste mund te përfshijë: Eleminimin e klaneve mbi interesa te caktuara. Eleminimin e nepotizmit ne strukturat partiake dhe qeverisjen vendore dhe qendrore. Eleminimin e pushteteve të përqendruara në pak duar në strukturat politike të PS dhe qeverisjen vendore e qendrore. Eleminimin e pushteteve të tejzgjatura në strukturat politike dhe të qeverisjes vendore dhe qendrore.
Perdorimin me mire te demokracise pjesemarrese te anetareve te PS ne sfidat e forces sone politike nepermjet referendumeve partiake. (Duhet ndryshuar ky nen ne statut).
Riorganizimin, pas 5 vjete coroditje e zvarritje, dhe funksionimin efektiv te Forumit Rinor dhe Forumit te Gruas te PS sipas te njejtave parime demokratike.
Krijimin dhe bashkepunimin real dhe efektiv te PS me qendrat kerkimore shkencore dhe personalitetet e se majtes progresiste brenda dhe jashte vendit, per te rritur cilesine dhe efikasitetin tone si ne opozite dhe ne qeverisjen ndryshe te vendit tone.
Këto janë disa ide që mund të nxisin diskutimet tona, jo per te krijuar debate pa vlere brenda PS dhe se majtes, por per te krijuar nje hapje dhe bashkepunim real te Partise Socialiste me te gjithe forcat politike dhe faktoret sociale te shqetesuar nga keqqeverisja e vendit dhe te perkushtuar per te ndryshuar qeverisjen e vendit te tyre.
NOA