Athinë, 19 qershor 2011, NOA- Kryeministri grek Jorgos Papandreu kërkoi sot besimin e Parlamentit dhe një “konsensus nacional” mes të gjitha partive, e nevojshme kjo për të kapërcyer krizën në një moment kritik si ky që ndodhet vendi.
Papandreu shtoi gjithashtu se qeveria e re do të korrigjojë të gjitha padrejtësitë që kanë lindur nga masat e marra për të përballuar krizën.
Sipas Papandreut, zërat për rritjen e krizës dalin nga ata spekulant të cilët nuk kërkojnë mbrojtjen e vendit por falimentimin e Greqisë.
a.y/NOA