Beograd, 19 qershor 2011, NOA – Ashtu siç pritej ka kënduar e dehur, por është fërshëllyer nga mijëra personat e mbledhur në kryeqytetin serb Beograd, ku Amy Winehouse hapi turin e saj të koncerteve nëpër Europë.
Afro 20 mijë persona kishin rrugëtuar në këmbë përdrejt kështjellës Kalemegdan për të ndjekur Live koncertin e Winehouse, mbrëmjen e 18 qershorit, e cila sipas fanëve të mbledhur aty ishte tejet e dehur për të kënduar.
Këngëtarja britanike belbëzoi disa nga këngët e saj duke mos arritur dot të bëjë asnjë performancë, madje madje as të qëndronte pas muzikantëve të saj.
Sipas fanëve këngëtarja gjatë debutimit e kishte braktisur dy herë skenën, ndërkohë që dëgjoheshin fërshëllimat e shumta të fanëve të mbërritur edhe nga vendet fqinje.
Pjesëtarët e bandës kërkuan disa herë të qetësonin publikun.
“Shpenzova pagën time javore, prej 38 euro, për të parë koncertin” tha një mësuese 35-vjeçare.
Ajo vijoi duke thënë se “isha e vetëdijshme për problemet e saj, por organizatorët duhet ta kishin anulluar spektaklin, për të na lënë në kujtesë ne fanëve të saj, kujtimin e të mrekullueshmes Amy”.
Këngëtarja britanike ka përfunduar para pak ditësh një kurë për dezintoksikimin nga alkooli, dhe mediat bënë me dije se shishet e alkoolit i ishin ndaluar nga stafi gjatë koncerteve.
Ndërkohë Amy Winehouse pritet të vijojë turin e saj në Europë, me një koncert në Itali, në 16 korrik në Festivalin veror të Lukës.
mit/NOA