Tiranë, 19 qershor, NOA – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të nis numërimin e votave të kontestuara në Tiranë në orën 10:00. Gjatë numërimit të bërë dje në ambientet e KQZ-së, kandidati i PD-së, Lulzim Basha ka arritur të ruaj avantazhin duke arritur në 83 vota.
Grupet e numërimit të KQZ-së dje kanë hapur 156 kutitë e votimit në njësinë numër një në Tiranë. Në të gjitha kutitë e kësaj njësie janë gjetur 28 votat për kandidatin Basha dhe 26 për kandidatin Edi Rama.
KQZ pritet që sot të nis me numërimin e kutive në njësinë bashkiake numër dy.
a.k/NOA