English

KQZ numëron votat e kontestuara në njësinë 3, Basha udhëheq me 83 vota

Tiranë, 19 qershor 2011, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi pasditen e të dielës numërimin e votave të kontestuara në kutitë e KZAZ-së nr. 47 që i përket njësisë bashkiake nr. 3 në Tiranë.

Minibashkia 3 ka 32 qendra votimi dhe plot 117 kuti votimi për t’u numëruar.

Ndërkohë paraditen e sotme KQZ numëroi votat e kontestuara në KZAZ-në 46 që i përket njësisë bashkiake nr. 2.

Nga 201 kutitë e numëruara paradite për KZAZ-në 46 rezultuan 21 vota të kontestuara të hedhura në kutitë e gabuara në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha dhe 13 vota të kontestuara në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Edi Rama.

Tashmë beteja për Tiranën shënon ende në avantazh me 83 vota kandidatin demokrat Lulzim Basha.

Deri më tani nga numërimi i kutive të njësisë 3 janë gjetur 8 vota të kontestuara për Edi Ramën dhe një votë e kontestuar për Lulzim Bashën.

KQZ vijon hetimin administrativ me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore dhe numërimin e fletëve të votimit të kontestuara si dhe kqyrjen e fletëve të pavlefshme në kuti.

Procesi i numërimit vijon ethshëm në të tetë grupet e ngritura pranë KQZ-së, proces që monitorohet nga anëtarët e KQZ-së dhe përfaqësuesit ligjorë të subjekteve zgjedhorë.

mit/NOA

KOMENTE