English

Kujt i duhet NATO?

Nga Xhefri Vitkoft

...të gjithëve. Siç tha Presidenti Barak Obama, NATO-ja është "Aleanca më e suksesshme në historinë njerëzore". Gjatë 40 viteve të saj të para, ajo e fitoi Luftën e Ftohtë. Në 20 vitet e mëtejshme, e ka siguruar një paqe të qëndrueshme evropiane, jo vetëm duke i mirëpritur 12 anëtarë të rinj, nëpërmjet procesit të zgjerimit, të cilin zoti Vitkroft e nënçmon.

Tani, siç deklaruan edhe 28 liderët e saj në Lisbonë, "Aleanca mbetet një burim esencial i stabilitetit në një botë të paparashikueshme".

Sot, më tepër se 150 mijë trupa marrin pjesë në gjashtë operacione të NATO-s në tri kontinente.

Afganistan, forca e udhëhequr nga NATO-ja, e përbërë nga trupat prej 48 vendeve, po ndihmon në ndërtimin e sigurisë, në mënyrë që askush prej nesh, kurrë më të mos kërcënohet nga terroristët, të stërvitur në strehime të sigurta në vendin e trazuar nga lufta.

Libi, 17 aleatë dhe shtete partnere, kanë marrë përgjegjësi të reja për ta ndihmuar popullin e Libisë për ta përcaktuar fatin e vet, në një operacion, që parandalon rrjedhjen e palejueshme të armatimit nëpër ujë dhe ajër, e mban zonën e ndalim fluturimit dhe i mbron civilët në Libi, kundër sulmit nga regjimi brutal i Muamer Gadafit.

Në të njëjtën kohë, NATO-ja po i kundërvihet piraterisë në bregun e Afrikës dhe po zhvillon aktivitete kundërterroriste në Mesdhe. NATO-ja, po ashtu, po i stërvit forcat irakiane të sigurisë. Aleanca e vazhdon, po ashtu, përkushtimin e saj të gjatë për stabilizimin e Ballkanit.

Sot, NATO-ja është një Aleancë që është e ngarkuar më shumë se kurrë, një Aleancë që punon me më tepër partnerë se kurrë dhe një Aleancë që popujve u duhet më tepër se kurrë.

Shkaqet janë janë të qarta. Ne jetojmë në një botë me sfida komplekse dhe të paparashikuara dhe kërcënime për siguri. Në këtë botë, lokalja është shndërruar në globale. Sulmet kibernetike në periudha shumë më të vogla se sekondat, i shkatërrojnë operacionet e bankave, veprimtaritë qeveritare e bile edhe lojërat e të rinjve.

Armatimi për shkatërrim në masë dhe mjetet për prodhimin dhe shpërndarjen e tyre janë zgjeruar shumë larg. Jostabiliteti në vendet e largëta u mundëson grupeve terroriste transnacionale, për të gjetur strehim të sigurtë dhe lançim të sulmeve.

një botë të këtillë, ne na duhen aleanca të forta dhe partneritet dhe askush nuk është më i fortë dhe më i nevojshëm se NATO-ja e sotme. Kjo është përse është aq e rëndësishme, që të gjithë anëtarët e Aleancës të investojnë dhe të posedojnë kapacitete mbrojtëse të domosdoshme për përmbushjen e përgjegjësive tona kolektive.

Siç tha Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, gjatë vizitës në Bruksel, javën e kaluar, kjo duhet të përfshijë përpjekje serioze për mbrojtjen e buxheteve të mbrojtjes, koordinimin e vendimeve për prokurime dhe përmbushjen e përkushtimeve tona për NATO-n dhe për njëri-tjetrin.

Megjithëse Lufta e Ftohtë definitivisht ka përfunduar, ne të gjithëve ende na duhet NATO-ja. Vetëm pyetni shtetasit e Libisë dhe Afganistanit dhe popujt e Evropës e Afrikës Veriore, që janë në mesin e qindra miliona njerëzve që mbështeten në NATO për të tashmen paqësore dhe të ardhmen më të mirë.

KOMENTE