Libi, 19 qershor, NOA - Zyrtarë qeveritarë në Tripoli të Libisë i kanë dërguar gazetarët në një zonë të kryeqytetit që ata thonë se është bombarduar nga NATO. Reporterët gjithashtu janë dërguar edhe në një spital lokal, ku kanë parë së paku katër persona që thuhet se janë vrarë nga sulmi, përfshi edhe dy fëmijë.
Më herët, NATO e ka pranuar se forcat e saj gabimisht e kanë qëlluar një kolonë të rebelëve libian kur aeroplanët e aleancës veri-atlantike i goditën automjetetet e rebelëve në Brega. Deklarata e NATO-s ka shprehur keqardhje për humbjen e jetëve në atë sulm.
NOA/RFE